RDM: Deponia në Strugë duhet të zgjidhet, jo të përdoret si marketing

Maqedonia

RDM: Deponia në Strugë duhet të zgjidhet, jo të përdoret si marketing

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 21:09
Ripërtërirja Demokratike e Maqedonisë (RDM)

Ripërtërirja Demokratike e Maqedonisë (RDM) ka reaguar në lidhje me deponinë në Strugë. Nga kjo parti thonë se deponitë nuk janë për marketing, por për zgjidhje.

“Ekzistojnë edhe plane edhe studime fizibiliteti për zgjidhjen e mbeturinave në Maqedoni me disa deponi sanitare rajonale dhe me më shumë stacione ringarkuese, si edhe për mbylljen e rimedijimit të deponive të egra janë të njohur edhe konceptet për trajtim bashkëkohor të mbeturinave me selektim, reciklim dhe shfrytëzimin e mbetjes së vogël në mënyrë ekologjike”, kanë thënë mes tjerash nga RDM.

Gjatë ditës së djeshme nga LSDM njoftuan se zjarri në deponi është shuar tërësisht, ndërsa premtuan se do ta paastrojnë edhe tërësisht deponinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat