Zaevi e pret në takim Thaçin, ja çështjet për të cilat do të bisedohet?!

Maqedonia

Zaevi e pret në takim Thaçin, ja çështjet për të cilat do të bisedohet?!

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 09:21
Menduh Thaçi

Kryeministri Zoran Zaev sot në kabinetin e tij do ta pres kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Nga burime qeveritare theksuan për agjencinë tonë se takimi do të zhvillohet nesër pasdite në ambientet e Qeverisë.

Siç mëson INA, marrëveshja parasheh që PDSH me dy deputetë të përkrahë vendimet që kanë të bëjnë me reformat në sistemin e drejtësisë dhe në sfera të tjera, reformat që ndërlidhen me proceset e integrimeve euroatlantike dhe për çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, sidomos për propozim-ligjin për përdorim më të zgjeruar të gjuhës shqipe.

PDSH gjithashtu siç bëjnë të ditur nga LSDM nuk është e interesuar për të qenë pjesë e qeverisë, por ajo do të shprehë konstruktivitet për vendime që janë të rëndësishme për vendin. Zaev garanci të tilla për përkrahje ka marrë edhe nga deputetët e Lëvizjes BESA, të cilët nuk u përfshinë në koalicionin qeverisës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat