Gjykata e Lartë diskuton për kërkesën e PSP-së për paraburgim të Taleskit dhe Temelkos

Maqedonia

Gjykata e Lartë diskuton për kërkesën e PSP-së për paraburgim të Taleskit dhe Temelkos

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 09:55
Taleski dhe Temelko

Këshilli penal i Gjykatës së Lartë do të mbajë seancë të mbyllur për opinionin ku do të diskutohet për kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për ligjshmërinë gjatë vendimmarrjes për paraburgim të kryetarëve të komunave Pustec dhe Manastir, respektivisht, Edmond Temelko dhe Vlladimir Taleski.

Gjithashtu do të shqyrtihet edhe vendimi për paraburgimin e Taleskit. Mbrojtja e tij thotë se për paraburgimin e tij u vendos në një ”këshill të çrregullt”, sepse gjykatësi Jani Niça e mori vendimin, e më pastaj u bë gjykatës në Gjykatën e Apelit, ku gjithashtu ishte pjesë e ekipit të gjykatësve që mori vendim për këtë lëndë.

Përndryshe, Temelko është i dyshuar në lëndën ”Titanit”, kurse Taleski në lëndën ”Transportuesi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat