PLD: Nga 72 milionë eurot e premtuara për deponinë Drislla, nuk është investuar asnjë

Maqedonia

PLD: Nga 72 milionë eurot e premtuara për deponinë Drislla, nuk është investuar asnjë

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 12:16
ilustrim

Pas disa reagimeve dhe akuzimeve nga ana e VMRO-DPMNE-së për ministrin Zoran Shapuriq për mos marrjen e masave për deponinë e Strugës, partia e tij, PLD-ja sot e akuzoi VMRO-DPMNE-në se nuk ka ndërmarrë pothuajse asgjë për deponinë e vetme në Maqedoni, për deponinë e Shkupit-Drislla, e cila, siç thonë, plotëson një pjesë të vogël të standardeve dhe nuk i realizon premtimet për investim në të.

“Në Maqedoni ekzistojnë 54 deponni nga të cilat, vetëm një deponi-Drislla, rreth Shkupit, plotëson një pjesë të vogël të standardeve të parashikuara. Në vitin 2005, si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ishte anëtari i PLD-së, Zoran Shapuriq, në konsultim me ekspertët vendor dhe evropian u miratuan dokumente të planifikimit me të cilat ofrojnë zgjidhjen e hedhjes së mbeturinave përmes ndërtimit të deponive rajonale duke inkurajuar Komunat për të ndërtuar deponitë rajonale. Që atëherë, për 11 vite qeverisje VMRO-DPMNE nuk ka treguar apsolutisht asnjë interes për zgjidhjen e këtij problemi ndërsa vetëm pak ditë pas largimit nga pushteti përmes qasjes demagogjike, barrën e hedh në Qeverinë e re reformuese”, thuhet në kumtesën e PLD-së.

Nga partia thonë se hapi i vetëm i VMRO-DPMNE-së ishte dorëzimi i Drisllës në një kompani të huaj e cila premtoi investime prej 72 milion eurove, ndërsa deri tani nuk ka investuar asnjë euro, për dallim nga qyteti i Shkupit, nën menaxhimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, i cili bleu makineri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat