Referendumi në Dojran, kundër xeherores Kazandoll, mbahet në korrik, qytetarët e Vallandovës presin datën që të caktohet

Maqedonia

Referendumi në Dojran, kundër xeherores Kazandoll, mbahet në korrik, qytetarët e Vallandovës presin datën që të caktohet

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 23:15
Ilustrim

Këshillëtarët e komunës së Dojranit vendosën që referendumin në lidhje me xeheroren Kazandoll, që nuk u nënshkrua nga kryetari i komunës, Borçe Stamov, ta zhvendosin për 23 korrik.

Banorët do të deklarohen për referendumin pikërisht në mes të sezonës turistike. Ky është epologu i sotëm i mbledhjes së sotme të këshillit komunal ku sërish u diskutua për këtë çështje. Në lidhje me këtë, kryetari Stamov u arsyetua se vendimi i tij erdhi pasi që nuk kishte mandat.

Ndërkaq banorët e Vallandovës janë në pritje që Këshilli komunal të mbajë seancën ku do të diskutohet për kërkesën e tyre. Kryetarja e këshillitm Jasmina Seçkova nuk e ka thirrur seancën, edhe pse janë mledhur 2300 nënshkrimet e nevojshëm. Shoqata ”Shpëtim për Vallandovën” konsideron se Seçkova e zhagitë këtë çështje në mënyrë që të dështojë, kurse xeherorja të ndërtohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat