Angjushev: SHA Elem vepron në mënyrë krejtësisht joprofesionale me publikimin e tenderëve të rinj

Maqedonia

Angjushev: SHA Elem vepron në mënyrë krejtësisht joprofesionale me publikimin e tenderëve të rinj

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 23:16
Zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev

Zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, në emër të Qeverisë, ka kundërshtuar Shoqatën Aksionare Elem në lidhje me tenderët publik të kësaj të fundit.

Në lidhje me këtë, Angjushev thotë se SHA Elem vepron në kundërshtim me udhëzimet e Qeverisë kur bëhet fjalë për tenderët publik me vlerë prej 80 milionë euro. Sipas tij, Qeveria tashmë i ka bërë thirrje Elem-it që të ndërpresë me publikimin e tenderave, duke u arsyetuar në mënjanimin e dëmtimit të buxhetit të kompanisë dhe të shtetit, pronë e së cilës është vetë Elem-i.

Megjithatë, udhëheqësia e Elem-it, fillimisht më 15 qershor shpalli një tender publik për blerje të pajisjeve për xeherore për Elektranën e Manastirit, me vlerë prej 34 milionë euro, ndërkaq sot e publikoi edhe tenderin tjetër për ngrohtoren e Manastirit, Novacit, Logovardit dhe Mogillës, me vlerë prej 46 milionë euro.

Angjushev thotë se Elem kishte 11 vite në dispozicion për t’i realizuar këto projekte, posaçërisht atë për ngrohtoren e Manastirit, duke shtuar se thirrjet piblike të Elem-it i konsiderojnë si krejtësisht joprofesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat