Nuredini drejton “tytën” kah kryetari i Gjykatës Shkupi 2: Po i shkatërron kompanitë shqiptare!

Maqedonia

Nuredini drejton “tytën” kah kryetari i Gjykatës Shkupi 2: Po i shkatërron kompanitë shqiptare!

Nga: Azbi Nuredini Më: 20 qershor 2017 Në ora: 07:05
Azbi Nuredini

Pa miratimin e ligjit për UÇK-në jo vetëm BDI-ja por asnjë subjekt politik shqiptar nuk ka të drejt morale as të përmend idealin e luftës së 2001-shit, sepse kaluan 16 vite nga përfundimi i konfliktit dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe ne jemi edhe më keq në gjitha segmentet e jetës shoqërore se që ishim para konfliktit të 2001-shit!, vlerëson ish komandanti i UÇK-së, Azbi Nuredini.

Pas përfundimin te konfliktit disa nga ,,komandantët,, e keqpërdorën besimin e dhënë të popullit dhe bënë karrierë për vete familjet e tyre plaçkitën nga buxheti i shtetit, dhe kjo nuk ju mjaftoi ata hapën dyert për shumicën e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit në partin që ia vuan epitetin ,,krahu i luftës,, dhe instaluan nëpër institucione dhe devijuan gjithë proceset shqiptare, thekson ai.

Për të kuptuar se sa keq kanë vajtur punët për ne shqiptarët mjafton fakti që partia “krahu i luftës” mbajti pushtetin për 15 vite dhe nuk miratoi ligjin për UÇK-në, ndërsa tash ne 15 vite Branitellat që ishin në konflikt me ne u shpërblyen nga politikanët e tyre dhe nga 15.01.2002 kanë ligj të miratuar në Parlament, për zbatimin e ati ligji qeveritë e ,,krahut të luftës,, harxhuan mbi 800 milion euro, kurse zero për UÇK-në, kjo nuk i pengoi asnjë ,,komandanti,, të rrijë në fotelje për 15 vite dhe asnjëherë të vetme mos ta procedojë ligjin për UÇK-në në Parlament për miratim, shton Nuredini.

“Nëse marim dhe i analizojmë komunat shqiptare dhe i krahason me ato Maqedone konstaton se janë dy bota të ndryshme në një shtet, por për këtë gjendje mesjete që mbretëron në komunat shqiptare fajin e kanë partitë politike shqiptare sepse askush nuk i pengoi që të zgjedhin njerëz të aftë që ti zhvillojnë komunat shqiptare ashtu siç I zhvilluan maqedonasit”, thekson ish komandanti i UÇK-së, Nuredini.

Sipas tij, situata bëhet edhe më e pa shpresë për shqiptarët kur sheh veprimet e partive ,,Opozitare,, që po KOPJOJNË formën e veprimit të partive të mëparshme si nga organizimi strukturor ashtu edhe nga veprimet politike, asnjëra nga këta parti nuk e vuri si prioritet miratimin e ligjit për UÇK-në! Shqiptarët kanë nevojë për parti politike serioze me kapacitete njerëzore që do jenë garanci për ndryshim të gjendjes gjithëmbarshme të shoqërisë shqiptare pa humbur asnjë dit më tej e jo për kopjim të partive të deri tashme që funksionojnë mbi bazën e grupeve klanore. Partitë tona politike, e jo tjerët, i kanë shndërruar votuesit në skllevër për ambiciet e tyre të sëmura për karrierë dhe pasuri,duke vrarë kështu shpresën e të rinjve tan për një jetë normale në vendin e vet.

“Për gjithë këtë devijim përgjegjës kryesor në radhë të pare janë ,,komandantët,, që mbajtën pushtetin për plot 15 vite pas konfliktit dhe keqpërdorën atë skajshëm, duke na bërë viktimë të grupeve që i instaluan në sistem të cilët në të kaluarën ishin dora e djathtë e UDB-së, tash fati i jonë dhe i pasardhësve tanë varet nga disa udbashë që krahu i luftës u dha pushtet në Gjyqësi, polici dhe gjithkund në institucionet e këtij pis shteti, se a mund të punësohen në administratë ose a mund të kenë një biznes të pavarur. Këtë ua ilustroj vetëm me një nga miliona fakte, Kryetari i gjyqit Shkupit 2 është një kriminel shqipfolës i emëruar nga ,,krahu i luftës,, i njëjti ushqehet me shkatërrimin e kompanive shqiptare pavarësisht se faktet e së drejtës janë në anën e kompanive shqiptare. Për këtë ka fakte të dokumentuara por kot, raste të tilla ka me qindra ku shqiptarët pengohen në karrierë, në punësime nëpër institucione, në biznes, nga shqipfolësit e emëruar në institucione nga krahu i luftës, pengohen për faktin vetëm se janë shqiptar e nuk janë të nënshtrueshëm”, thotë Nuredini për Gazetën Lajm.

Ju bëj thirrje partive politike pa dallim ku janë të pozicionuara urgjentisht të procedojnë në Parlament një ligj për Amnisti për gjithë të burgosurit që nga viti 2002 deri në vitin 2016, poashtu ju bëj thirrje gjithë partive politike parlamentare e në veçanti atyre shqiptare që ta procedojnë në Parlament dhe ta miratojnë ligjin për UÇK-në, sepse edhe ne pjesëtarët e UÇK-së jemi qytetar të Maqedonisë me letër njoftime me vendbanime të përhershme me nënshtetësi të këtij shteti ashtu siç janë edhe Branitellat.

Ne po presim konsolidimin e institucioneve të shtetit dhe menjëherë do ua dorëzojmë propozim ligjin për UÇK-në.

Respektojeni Nenin 9 të kushtetutës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë njësoj, sepse shkelja e kushtetutës na sjelli gati në luftë qytetare!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat