OBRM-PDUKM: Shteti është shndërruar në vegël të LSDM-së

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Shteti është shndërruar në vegël të LSDM-së

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 10:01
OBRM-PDUKM

Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja e akuzon LSDM-në se e ka shndërruar shtetin në vegël partiake, edhepse paralajmëroi departizim.

OBRM-PDUKM-ja i qaset rastit të Oliver Spasovskit, që tashmë është nënkryetar i LSDM-së, duke e krahasuar me rastin e Gordana Jankuloskës, e cila nga LSDM-ja konsiderohej si çështje problematike për shkak të funksionit të saj në parti.

Sipas tyre, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dëshiron që ta shpëtojë veten nga ndjekja penale dhe nga procesimi i veprave penale ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat