Akademikët kërkojnë ndryshime në gjyqësorin e Maqedonisë

Maqedonia

Akademikët kërkojnë ndryshime në gjyqësorin e Maqedonisë

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 11:43
Ilustrim

Akademiku Svetomir Shkariq propozon pastrim të plotë të gjyqësorit në Maqedoni, rizgjedhje të gjykatësve, si edhe vazhdim të mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai është i sigurtë se me ndrërrimin e Zvërlevskit bëhen hapat e parë të kthimit të drejtësisë dhe besimit në gjyqësi, duke shtuar se është i bindur që PSP-ja do të vazhdojë me hetime, kurse gjykata do të punojë e pavarur dhe drejtë.

Abdylmenaf Bexheti thotë se asgjë nuk duhet të mbetet e pahakur dhe e pahetuar, pasi që kështu nuk do të mbëtemi borxh ndaj palëve të dëmtuara.

Vlladko Kambovski thotë se partitë duhet të tërhiqet nga institucionet ku janë bërë zotërinj të tyre dhe se duhet të ketë ndryshime në kuadër të kornizës së punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat