Kuvendi do të diskutojë për shkarkimin e Zvërlevskit më 3 korrik

Maqedonia

Kuvendi do të diskutojë për shkarkimin e Zvërlevskit më 3 korrik

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 18:42
Marko Zvërlevski

Propozimi i qeverisë për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski, është në rend dite në seancën e gjashtë me radhë të Kuvendit të Maqedonisë, e cila është paraparë për 3 korrik.

Shkarkimi i Zvërlevskit është pika e fundit e rendit të ditës.

Qeveria javën e kaluar solli vendim për shkarkimin e Zvërlevskit, ndërsa paraprakisht Këshilli i Prokurorëve Publik pranoi propozimin e qeverisë për shkarkimin e prokurorit publik aktual

Për shkarkimin e Marko Zvërlevskit është e nevojshme shumicë e thjeshtë prej 61 deputetëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat