Gruevski paralajmëron mbështetje për integrimet evropiane

Maqedonia

Gruevski paralajmëron mbështetje për integrimet evropiane

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 02:41
Pamje nga takimi

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot realizoi takim me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar. Nga OBRM-PDUKM njoftojnë se, Gruevski i ka premtuar numrit një të BE-së se partia që ai drejton do të ketë rol aktiv në procesin e integrimit evropian, që do të mbështesë reformat e mëtejshme që janë të rëndësishme për anëtarësim në BE.

“Gruevski ka thënë se anëtarësimi në BE është një interes strategjik për vendin dhe për përmbushjen e kritereve të larta të nevojshme për të çuar përpara procesin e integrimit. Ai vuri në dukje se shteti ka ngecur një kohë të gjatë nga proceset evropiane”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Ai në takim ka thënë se Zoran Zaevi nuk duhet që të aplikojë politika që i dëmtojnë qytetarët e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat