Gjykata Supreme do të shqyrtojë rastin “Monstra”

Maqedonia

Gjykata Supreme do të shqyrtojë rastin “Monstra”

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 19:03
të akuzuarit në rastin “Monstra”

Gjykata Supreme e Maqedonisë më 29 qershor do të shqyrtojë ankesën kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për vrasjet në Liqenin e Smillkovës, i njohur si rasti “Monstra”.

Supremja e ka fjalën e fundit sa i takon vendimit  për ankesën e palës mbrojtëse, mbi vendimin për burg të përjetshëm për të akuzuarit, të cilin paraprakisht e kishte vërtetuar edhe Gjykata e shkallës së dytë.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se seanca do të jetë e hapur.

Afër tre vite më pare, gjashtë nga shtatë të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë, janë dënuar me burg të përjetshëm për me akuzën për terrorizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat