Gruevski në Samitin e PPE-së në Bruksel, takime me Mogherinin dhe Tusk

Maqedonia

Gruevski në Samitin e PPE-së në Bruksel, takime me Mogherinin dhe Tusk

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 19:38
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski dhe një delegacion i partisë së tij, po qëndrojnë në Bruksel të ftuar në Samitin e Partisë Popullore Europiane.

Gruevski shfrytëzon vizitën edhe për takime të tjera, ndër të cilat me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së (AFET), David Mekalister dhe nesër edhe me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini.

Ngjarje qendrore nga vizita dyditore e ish-kryeministrit të Republikës së Maqedonisë në Bruksel është Samiti i nesërm i Partisë Popullore Evropiane, grupi më i numërt i deputetëve në Europarlament, anëtare shoqëruese e së cilës është edhe OBRM-PDUKM-ja.

Të premten, ndërkohë, pritet takimi i Gruevskit me raportuesin për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgl dhe eurodeputetë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat