Ambasadori Zhbogari thotë që prokurori i ri publik të jetë i pavarur dhe i besueshëm

Maqedonia

Ambasadori Zhbogari thotë që prokurori i ri publik të jetë i pavarur dhe i besueshëm

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 23:34

Bashkimi Evropian pret që zëvendësi i Prokurorit Publik shtetëror, Marko Zvërlevski, të jetë i pavarur dhe i besueshëm. Kështu deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, pasi publikimit  të disa prej kandidatëve të mundshëm për zëvendësimin e Zvërlevskit.

Qëllimi i reformave që BE-ja i kërkon nga vendi juaj kanë të bëjnë me de-partizimin dhe de-politizimin e gjyqësorit. Çështja e emërimit të prokurorit të ri të shtetit është çështje për të cilën Parlamenti i vendit tuaj do të vendosë nëse do të zgjedhë kryeprokuror të ri. Nëse Kuvendi vendos të emërojë një Prokuror të ri shtetëror, ne si BE sinqerisht shpresojmë dhe presim që ai person të jetë i pavarur, shumë profesional, me autoritet dhe me kredibilitet që të mund të udhëheq me këtë institucion – deklaroi Samuel Zbogar, ambasadori i BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat