Në Manastir organizohet Ditë e hapur për refugjatët, personat e zhvendosur dhe grupet e pakicave

Maqedonia

Në Manastir organizohet Ditë e hapur për refugjatët, personat e zhvendosur dhe grupet e pakicave

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 09:16
Ilustrim

Në kuadër të projektit ”Integrimi lokal i refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe grupet e pakicave”, e mbështetur nga BE-ja, në Manastir do të organizohet Ditë e Hapur.

Sipas AIM-së, ndër tjerash, projekti ka për qëllim të forcojë kapacitetet e administratës shtetërore, në nivel kombëtar, dhe atë lokal në komunat e Berovës, Manastirit, Vinicës, Gostivarit, Dellçevës, Koçanit, Kumanovës, prilepit, Tetovës, Çairit, Shtipit dhe Shuto Orizares, për mbështetje më të suksesshme të proceseve lokale të integrimit dhe përfshirjes së romëve, romëve refugjatë dhe personave të zhvendosur brenda.

Pjesëtarëve të bashkësisë rome do t’u ofrohet mundësi të realizojnë kontakt të drejtpërdrejtë, të pyesin për problemet e tyre, ose të kërkojnë këshilla nga përfaqësuesit e institucioneve. Aktiviteti organizohet nga OJQ Suman nga Manastirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat