Kompanitë në Maqedoni do të njihen me përfitimet nëse punësojnë persona me nevoja të veçanta

Maqedonia

Kompanitë në Maqedoni do të njihen me përfitimet nëse punësojnë persona me nevoja të veçanta

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 09:18
Ilustrim

Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) dhe Polio Plus – Lëvizja kundër hendikepit kanë formuar Qendër për punësimin e personave me nevoja të veçanta.

Qendra është vendosur në hapësirat e OEM-së, ndërkaq është projekt nga IPA – Programi operativ për zhvillim të burimeve njerëzore 2007-2013.

Në Maqedoni, numri i personave me nevoja të veçanta të punësuar është mjaft i ulët. Konferenca e sotme ka për qëllim informimin dhe njohjen e kompanive me përfitimet që i marrin në drejtim të përfshirjes dhe llojshmërisë së fuqisë punëtore, që ofron potencial të shumtë për përmirësimin e punës së përditshme të kompanive dhe krijimin e një qasje të përgjegjshme shoqërore në punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat