Frangov: Referendumi në Gevgjeli për xeheroret është detyrues

Maqedonia

Frangov: Referendumi në Gevgjeli për xeheroret është detyrues

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 14:01
Ivan Frangov

Rezultati i Referendumit kundër xeheroreve në territorin e komunës së Gjevgjelisë, ka bazë juridike dhe është detyrues për vetëqeverisjen lokale.

Kështu shprehet kryetari i komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov, si përgjigje ndaj disa deklarimeve të publikuara pas shpalosjes së konkluzioneve të senacës së Këshillit të Rajonit Planor Juglindor, që udhëhiqet nga vetë Frangov.

Sipas tij, qëndrimi i Qeverisë për xeheroret vlen vetëm për komunat ku tashmë janë dhënë koncesionet, duke shtuar se situata me referendumin në Gjevgjeli është më ndryshe, pra referendumi është mbajtur ende pa u kërkuar mendim për koncesionim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat