Mogherini: Ballkani Perëndimor është çështje e interesit strategjik të BE-së

Maqedonia

Mogherini: Ballkani Perëndimor është çështje e interesit strategjik të BE-së

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 14:17
Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, ka deklaruar se në periudhën që vjen, parësore do të jetë përafrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Ajo ka shtuar se pjesë e aktiviteteve do të jetë edhe forcimi i sigurisë dhe mbrojtjes së Bashkimit Evropian.

Mogherini theksoi se përafafrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në është një ”proces i pakthyeshëm” dhe çështje e interesit strategjik të BE-së, që do të sjell në realizimin e idesë së bashkimit të kontinentit evropian.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së shtoi se nuk e konsideron rajonin në fjalë si problematik, por e sheh si një rajon me potencial të lartë, duke theksuar se përkushtimi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj BE-së dhe besimi është më i madh se sa në disa vende anëtare të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat