Pritet të ndahen postet e drejtorëve që bien në nivelin e tretë të qeverisjes në Maqedoni

Maqedonia

Pritet të ndahen postet e drejtorëve që bien në nivelin e tretë të qeverisjes në Maqedoni

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 14:36

Pas shkarkimit të një drejtori në njërën nga klinikat e Shkupit, mediat kanë filluar të shpekulojnë për ndarjen e posteve të stalionit të tretë, ku përfshihen drejtorë të ndryshëm.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim konkret se cilët poste drejtorësh dhe sa do t’i merr BDI-ja pasi që ka 10 deputetë. Ndërkaq lajme të pakonfirmuara thonë se Aleanca për Shqiptarët kërkon një numër drejtorësh në pallatet e kulturës, ndër të cilët atë të Tetovës, Kumanovës, e Gostivarit, që bien nën kompetencë të Ministrisë së Kulturës.

Kujtojmë se sekretar shtetëror në këtë Ministri është caktuar Bekim Smaili nga BDI-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat