Zoran Zaev për “Die Welt: Ne kemi pas vetes 69 nga 120 deputetët...

Maqedonia

Zoran Zaev për “Die Welt: Ne kemi pas vetes 69 nga 120 deputetët...

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 qershor 2017 Në ora: 15:36
Zoran Zaev i përgjakur

Menjëherë pas ngjarjeve të tmerrshme të 27 prillit, gazeta konservatore gjermane “Die Welt”, kishte aritur të intervistojë liderinsocialdemokrat Zoran Zaev, i cili pati deklaruar se qëllimi i vetëm i banditëve ishte të na vrisnin.

“Ata dëshironin të na vrisnin, ky ishte qëllimi i tyre,” tha kryeministri i tanishëm, njofton “Bota sot”. Por ajo që vlen për t’u habitur është shumica parlamentare, që sipas Zaevit ka 69 deputetë nga 120, ku diheshte se me BESËN në koalicion, shumica parlamentare kishte 67 deputetë.

“Parlamenti ka qenë i bllokuar për pesë muaj, për të parandaluar krijimin e qeverisë nga socialdemokratët. Ne kemi pas vetes 69 nga 120 deputetët dhe me këtë shumicë kërkonin të krijonim qeverinë dhe një kryeparlamentar të ri. Atëherë policia i hapi dyert e parlamentit duke lejuar banditët të futen brenda,” thotë Zaevi në intervistën e publikuar në 29 prill./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat