Ahmeti: Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe, çështje kohe

Maqedonia

Ahmeti: Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe, çështje kohe

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 18:22
Ali Ahmeti

Kreu i BDI-së, Ahmeti thotë se ligji i ri për gjuhën shqipe do të gjendet në procedurë parlamentare, por nuk jep afate se kur kjo mund të ndodhë. Në intervistën për emisionin “Rruga Drejt” Ahmeti tha se Deklarata e partive politike shqiptare nuk është pjesë e historisë dhe se pas festës së Bajramit partitë politike shqiptare do të takohen sërish.

“Çështja e gjuhës është pjesë e marrëveshjes për koalicionim. Është çështje kohe se kur do të jetë në procedurë parlamentare për votim”, tha Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, foli edhe për pozitat e partisë së tij në qeveri ndërsa mosmarrjen e pozitave në Ministrinë e Brendshme e arsyetoi me atë se ende nuk është koha që shqiptarët të udhëheqin me drejtoritë kyçe.

Ahmeti foli edhe për qeverisjen me LSDM-në, të cilën e quajti si hakmarrje ndaj OBRM-PDUKM-së për vitin 2006, duke thënë se atëherë BDI u la padrejtësisht jashtë qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat