Dimovski: Mbështesim përmirësimin e raporteve me Bullgarinë, por jo në dëm të Maqedonisë

Maqedonia

Dimovski: Mbështesim përmirësimin e raporteve me Bullgarinë, por jo në dëm të Maqedonisë

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 01:40
Ilija Dimovski

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, sot ka drejtuar kritika ndaj qeverisë së re, që sipas tij edhe përkundër premtimeve se do të konsultohet me opozitën për çështjet më të rëndësishme shtetërore, nuk ka kërkuar asnjë këshillë nga OBRM-PDUKM-ja.

“Nëse na ftonit në një takim zyrtar ose jozyrtar në qeveri, do t’u tregonim se politika deri në 2007 ka qenë që Maqedonia të anëtarësohet në NATO nën referencën e përkohshme. Atëherë në 2007, kryeministri Branko Cërvenkovski, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” për herë të parë një person zyrtar zbuloi strategjinë e Maqedonisë”, tha Dimovski.

Ai shtoi se nëse të gjithë kanë histori të përbashkët, atëherë në çka dallojnë. Në fund ai tha se marrëveshje për bashkëpunim me Bullgarinë duhet të nënshkruhet, por jo në dëm të interesave të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat