OBRM-PDUKM opozitare ka kërkuar transparencë nga LSDM-ja dhe qeveria e re për të treguar se çfarë është biseduar në Sofje gjatë takimit në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe zyrtarëve të shtetit të Bullgarisë.
”Qytetarët janë të shqetësuar pasi nuk e dijnë se çka më saktë është biseduar dhe është rënë ujdi për marrëveshjen që thanë se do të nënshkruhet më 2 gusht. Çfarë do të ndryshoni nga librat e historisë? Çfarë keni shitur dhe me çfarë çmimi.” thonë nga OBRM-PDUKM-ja.