Moti i ngrohtë i mirëseradhur për kulturat pranverore

Maqedonia

Moti i ngrohtë i mirëseradhur për kulturat pranverore

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:31
Ilustrim

Moti i ngrohtë do të mundësojë kushte më të volitshme për zhvillim, para së gjithash të kulturave pranverore, të cilave në këtë periudhë, krahas ujit, u nevojiten edhe temperatura të larta, ndërsa pozitivisht do të ndikojë edhe ndaj grurit të vjeshtës, njoftojnë agrometeorologët.

“Moti i ngrohtë dhe me diell pozitivisht ndikon edhe ndaj paraqitjes së insekteve te pemët dhe kulturat kopshtare, ndërsa mund të shfrytëzohet edhe për mbledhjen e rendimentit të elbit, i cili në disa vende veçmë ka filluar”, njoftoi Sektori për agrometeorologji të DPHM-së.

Gjatë periudhës së ardhshme pritet mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë me temperatura më të matura ditore mbi 30 gradë celsius, ndërsa përgjatë Vardarit deri 35. kushte për jostabilitet ka vetëm të shtunën dhe të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat