Ivanov në takim me Brende: Jo vetëm Ballkani, por edhe Evropa dhe bota përballen me sfida serioze

Maqedonia

Ivanov në takim me Brende: Jo vetëm Ballkani, por edhe Evropa dhe bota përballen me sfida serioze

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:34
Pamje nga takimi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot pati takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë Borge Brende, në të cilin ishte shprehur gadishmëria për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimi të përgjithshëm, si dhe për intesifikimin e dialogut politik mes dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për ngjarjet politike aktuale, për perpektivat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, si dhe për çështjet e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballen vendet e rajonit theksohet në kumtesën e Kabinetit të Ivanovit.

“Jo vetëm shteti ynë dhe rajoni, por edhe Evropa, dhe mbarë  bota po përballen me sfida serioze. Kriza e refugjatëve dhe emigrantëve, terrorizmi dhe rreziqet e sigurisë, rrija e jotolerancës dhe mosrespektimi i diversitetit, mosrespektimi i të drejtës ndërkombëtare, janë vetëm pjesë e sfidave, të cilat kërkojnë bashkëpunim të ngushtë dhe përgjigje globale”, porositi presidenti Ivanov.

Ministri i Punëve të Jashtme Brende ka theksuar se Mbretëria e Norvegjisë fuqimisht i mbështet aspiratat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, duke treguar se integrimi i Ballkanit në BE është me rëndësi për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat