Nga e marta temperaturat mbi 38 gradë

Maqedonia

Nga e marta temperaturat mbi 38 gradë

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 17:36
Ilustrim

Faza e verdhë në të cilën vendi është përfshirë që nga dita e sotme, do të zgjasë deri në fund të muajit, thonë meteorologët.

Nga enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë potencojnë se i nxehti i vërtetë tropikal pritet që të mbërrij nga e marta e javës së ardhshme kur temperaturat do të shkojnë mbi 38 gradë celsius.

“ Ndikim i valës së nxehtë të motit do të mbajë të paktën deri në fund të muajit, d.m.th deri në fund të javës tjetër na pret mot shumë i nxehtë. Në gjithë  vendin do të arrijë temperatura maksimale në 30 gradë ndërsa në disa pjesë tjera të vendit mbi 35 gradë. Ditëve në vazhdim temperaturat do shkojnë nga 31 deri në 37-38 gradë celsius. Deri të martën do jetë kështu, ndërkaq nga e marta e tutje do jetë ende më nxehtë – tha Kostadinka Arsovska, Enti Hidrometeorologjik.

Nga Ndihma e Shpejtë thonë se pavarësisht motit të nxehtë, deri më sot nuk ka pasur ndonjë rast urgjent që ka pësuar nga temperaturat e larta, ndërkaq shtojnë se periudhës që vjen pritet që të ketë rritje të numrit të pacientëve.

“Çdo vit kemi raste sporadike, ndërkaq tani për fat ende nuk është gjendja alarmante, mund të them që gjatë ditëve të kaluara dhe ditës sotme që kemi hy në fazën e verdhë, nuk kemi pasur rritje të numrit të pacientëve, apo ndonjë intervenim për shkak të motit, apo ndonjë kolaps në vendin e ngjarjes si pasojë e temperaturave të larta. Apeloj deri tek fëmijët që janë më të vegjël se pesë vjeç dhe të moshuarit mbi 60 vjeç si dhe të gjithë të sëmurët kronik të mos dalin pa nevojë dhe të mos qëndrojnë në diell për kohë të gjatë – deklaroi Anita Dimovska, mjeke “Ndihma e Shpejtë”.

Nga Ndihma e Shpejtë thonë se fëmijët e përjetojnë më keq periudhën e nxehtë të verës meqë dehidrojnë më shpejtë për shkak të avullimit dhe djersitjes së shpejtë, prandaj dhe rekomandohet që ata konsumojnë sa më shumë lëngje. Mjekët rekomandojnë që të bëhet kujdes në higjienën personale, të konsumohet ushqim sa më i lehtë dhe të vishen rroba sa më të lehta dhe me ngjyra të hapura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat