VMRO-DPMNE në gjah pas “kokave” të BDI-së, ja skenaret

Maqedonia

VMRO-DPMNE në gjah pas “kokave” të BDI-së, ja skenaret

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 22:40
BDI

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë në Alsat deklaroi se partia e Gruevskit do të mundohet të hakmerret ndaj BDI-së pasi kjo bëri koalicion me LSDM-në e Zoran Zaevit.

Deputetii VMRO-së Antonio Milloshoshki sot ka filluar ‘luftën’ ndaj BDI-së duke publikuar një dokument ku shihet se si Katica Janeva ka kërkuar për statusin e pronës familajre të Artan Grubi dhe funksionarë tjerë të BDI-së.

Nga ana tjetër deputeti i BDI-së, Grubi për portalin TetovaSot shprehet se si parti kanë kërkuar publikisht nga Prokuroria Speciale që të kontrollohen funksionarët e BDI-së nga 2002 deri ne 2017

“Ne kemi kerkuar publikisht nga prokuroria speciale dhe ajo e pergjithshme qe te kontrollohen te gjithe funksionaret e BDI-se, nga 2002  deri 2017 dhe qendrojme fuqimisht pas ketij qendrimi dhe i ftojme edhe partite e tjera ta bejne te njejten. Kerkesen qe e kane botuar njerez te VMROse nuk e kam pare e as qe kam pranuar ndonje shkrese apo thirrje nga prokuroria gjer sot, por me sa duket, ata perdorin metoda te tilla per nevojat e tyre propagandistike sepse ndryshe nga ata, ne e perkrahim Prokurorine Speciale. Prona jone modeste familjare eshte transparente, e bere publike disa here tashme nga vet ju gazetaret dhe rregullisht e paraqitur ne komisionin AntiKorrupcion” shprehet deputeti Grubi

Ndryshe njerëz të afërt me VMRO-në si Cvetin Çilimanov ka publikuar edhe një faksimil tjetër, që tregon se PSP ka kërkuar të dhëna edhe për pasurinë e Bujar Osmanit dhe shtatë familjarëve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat