PSP demanton hetimet ndaj Bujar Osmanit dhe Artan Grubit

Maqedonia

PSP demanton hetimet ndaj Bujar Osmanit dhe Artan Grubit

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 15:10
PSP (logo)

PSP-ja nuk ka inicuar hetime ndaj Bujar Osmanit dhe Artan Grubit, njofton mkd.mk. Së fundi në disa media u publikua një dokument i nënshkruar nga Katica Janeva me të cilin kërkohej verifikim për Osmanin dhe Grubin e BDI-së.

“Ju sigurojmë se ato dokumente nuk kanë dalur nga kjo prokurori. Ju informojmë se ka hetime ndaj disa funksionarëve, që janë në fazën parahetimore, e që sipas ligjit janë sekret dhe nuk mund të ju informojmë. Gjithashtu ju informojmë se PSP-ja është përgjigjur në kërkesën e atëherë mandatar, në të cilën është vërtetuar se nuk ka hetime ndaj personave që ishin në dokumentin që iu dorëzuar mandatarit”, thonë nga PSP për mkd.mk.

Nga PSP demantojnë dokumentet që gjatë ditës së djeshme u përhapën në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat