Rashkovski: Firma e vëllaut të deputetit Mukoski, ka nënshkruar marrëveshje për rikonstruimin e stadiumit

Maqedonia

Rashkovski: Firma e vëllaut të deputetit Mukoski, ka nënshkruar marrëveshje për rikonstruimin e stadiumit

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 15:15
Dragi Rashkovski

“E rastësishme ose jo, firma “Atrium” nga Vevçani, nën pronësi të vëllaut të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Kërsto Mukoski, ka nënshkruar marrëveshje për lyerjen e hapësirave shtesë në stadiumin “Telekom Arena” për 10 euro për metër katror, para mbajtjes së ndeshjes së Superkupës në Shkup”.

Kjo është një nga tezat që sot i ngriti sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski, në konferencën për shtyp para gazetarëve.

Ai tha se këto janë informacione që ai i ka marrë si sekretar i përgjithshëm i qeverisë dhe tha se janë jozyrtare, ndërsa ju bëri ftesë mediumeve që të hetojnë këtë.

Ai tha se ka shumë lëshime dhe mungesa në afatet e rekosntruimit të stadiumit të qytetit para mbajtjes së ndeshjes së Superkupës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat