Meteorologët paralajmërojnë mot jo stabil në Maqedoni

Maqedonia

Meteorologët paralajmërojnë mot jo stabil në Maqedoni

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 17:53
Ilustrim

Maqedonia është kapluar nga “Vala e nxehtë afrikane.” Është e mundur të ketë shkarkime të forta të elektricitetit, breshër dhe reshje të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore të vendit, paralajmërojnë sinoptikët.

“Në këtë situatë, reshjet e shkurtra të shiut mund të formojnë edhe reshje të vogla breshri si fenomen lokal dhe është e mundur që kjo të ndodhë në pjesët perëndimore të vendit sot ose nesër. Të hënën pasdite do të ketë masë më të paqëndrueshëm dhe më shumë kushte për reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe breshrit në disa vende që do të shoqërohen edhe me bubullima të rralla”, tha Alsat-M, Boris Sekirarski, sinoptikan.

Erë më të fortë do të ketë vetëm sot, ndërsa nga nesër era do ta ndryshojë drejtimin dhe shpejtësinë. Edhe pse ka kushte për shi, megjithatë këto ditë pritet që temperaturat të arrijnë deri më 39 – gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat