Ndryshime kadrovike në DHP-in e Tetovës dhe Gostivarit?

Maqedonia

Ndryshime kadrovike në DHP-in e Tetovës dhe Gostivarit?

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 21:26
DHP

Me formimin e qeverisë së re, ndryshime do të ketë edhe në Drejtorinë e të Hyrave Publike – DHP. Ndryshimet do të përfshijnë edhe njësitë rajonale dhe lokale të kësaj drejtorie.

Nga burime partiake, Flaka mëson që me Drejtorinë e të Hyrave Publike në Tetovë do të udhëheq Elmir Emini, ndërsa në Gostivar, Muhamed Izeri që të dy kuadro të Bashkimit Demokratik për Integrim. Këto informata ende janë jozyrtare dhe pritet të zyrtarizohen pas festës së Bajramit.

Drejtorinë e të Hyrave Publike në Tetovë aktualisht e drejton Gjylsime Kasami, ndërkaq në Gostivar, Lulzim Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat