Vërshimet, Poroj me vështirësi i kthehet normalitetit

Maqedonia

Vërshimet, Poroj me vështirësi i kthehet normalitetit

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 21:31
Poroj

Fshati Poroj i Tetovës dalë ngadalë po i kthehet normalitetit, pas përmbytjeve të 5 qershorit. Sistemi i ujësjellësit është stabilizuar, ndërsa është pastruar edhe shtrati i lumit, nga rëra dhe gurët.

“Problemi i vetëm pas vërshimeve këtu në fshatin Poroj vazhdon të mbetet kjo urë, e cila, sipas punëtorëve, është e rrezikshme për kalim të qytetarëve, ndërkohë që, edhe përkundër këtij fakti, Qeveria ende nuk ka sjellë ndalim për qarkullimin, që të mund të rinovohet. Problem tjetër, mbetet premtimi i pa realizuar për urën e drurit që ndodhet në pjesën e epërme të fshatit e cila duhet të bëhet nga Armata e Republikës së Maqedonisë dhe komuna e Tetovës. As njëra dhe as tjetra, nuk kanë filluar punët në këtë drejtim”.

“E kemi paraqitur që është problem, mirëpo por për fat të keq deri më sot ende nuk kemi vendim nga Qeveria për ndalim të qarkullimit të veturave.” – tha Arif Arifi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

E pyetur se kur do fillojnë punët rreth ndërtimit të kësaj ure, kryetarja e komunës së Tetovës u përgjigj shkurt.

 “Ne kemi bë vetëm një kalim për këmbësorët, ndërkohë që sa i përket Ministrisë së mbrojtjes, specialistët kanë qëndruar aty, kanë bë vlerësimet por presin të zvogëlohet më intensivisht sasia e ujit që të që të munden të punojnë.” – deklaroi  Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës.

Nga ana tjetër kreu i Bashkësisë Lokale të fshatit Poroj thotë se kanali vazhdon edhe më tej të vërshojë arat.

“Ai kanal ka disa vite që nuk është në funksion, nuk them që janë të mëdha përmbytjet e tij por problemi është aty. Na premtuan se do vinë ta shohin por deri më tani s`kemi asni informatë se kush përgjigjet për atë kanal.” – tha  Sulejman Ramadani, kryetar i Bashkësisë lokale Puroj.

Ndërkohë ditëve të fundit, në terren intensivisht po punojnë inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë, të cilët bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet . Sipas informatave paraprake janë shkatërruar rreth 50 hektarë tokë e mbjellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat