Gruevski uron Fitër Bajramin: T’i kujtojmë familjarët dhe të ndihmojmë nevojtarët

Maqedonia

Gruevski uron Fitër Bajramin: T’i kujtojmë familjarët dhe të ndihmojmë nevojtarët

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 23:42
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka uruar besimtarët mysliman dhe kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi. Gruevski bën thirrje tek qytetarët që të kthehen tek familjet dhe të ndihmojnë nevojtarët.

“Festat e mëdha fetare janë mundësi të kthehemi tek vlerat dhe traditat që janë themel i Islamit, por edhe religjioneve tjera. Këto momente t’i kujtojmë familjarët dhe t’u ndihmojmë nevojtarëve, por edhe të përmbahemi nga mendimet e këqija. Këto vlera dhe shpirti i pastër janë pjesë e ditëve të kaluara në agjërim”, shkruan Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat