Taravari ka një mesazh për mjekët që janë jashtë vendit

Maqedonia

Taravari ka një mesazh për mjekët që janë jashtë vendit

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 08:42
Arben Taravari

Viteve të fundit një pjesë e madhe e mjekëve janë duke u larguar nga vendi duke mos patur perspektivë në profesionin e tyre.Rrogat e ulta të mjekëve, vështirësitë gjatë punësimit, specializimit, avancimit në karrierë, kushtet e punës dhe shumë arsye të tjera kanë bërë që mjekët të ardhmen e tyre ta shohin jashtë vendit.

Por a ka një strategji kjo qeveri dhe Ministria e shëndetësisë për të parandaluar ikjen e mjekëve jashtë shtetit sepse në këtë formë rrezikohemi që të mbesin pa mjek. Sipas ministrit të Shëndetësië Arben Taravari ndonëse do të duhet kohë që kjo dukuri të parandalohet, megjithatë ai nënvizon se kanë plan për të kthyer shumë mjek nga jashtë në spitalet e Maqedonisë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari eksluzivisht për koha tha se nga dita e hënë pritet që skenohet situata në spitale lidhur me aparaturat sepse në disa spitale ka shumë aparatura që nuk përdoren kurse në disa spitale ka mungesë të aparaturave.

Në ndërkohë së shpejti pritet që të ketë edhe ndryshime kadrovike në pjesën më të madhe të spitaleve.

Ende nuk dihet se kur do të fillohet me ndryshimin e drejtorëve të spitaleve por tashmë nëpër rrjetet sociale qarkullojnë emra të kandidatëve për poste të drejtorëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat