Thaçi uron besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit

Maqedonia

Thaçi uron besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 15:17
Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi me rastin e Fitër Bajramit i uroi të gjithë besimtarët myslimanë.

“Uroj që sakrifica e agjërimit dhe ibadetet gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit të kthehen në mirësi, paqe e begati në shtëpitë dhe familjet tuaja.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare të gjithë besimtarëve të fesë islame ua uroj festën e Fitër Bajramit duke ju dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe mbarësi”, thuhet në urimin e Thaçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat