OBRM-PDUKM: Jemi të shqetësuar nga paralajmërimet për ndryshim të politikës tatimore

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Jemi të shqetësuar nga paralajmërimet për ndryshim të politikës tatimore

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 17:58
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja shpreh shqetësime nga paralajmërimet të LSDM-së për ndryshimet të politikës tatimore në Maqedoni dhe faktin se qeveria ka paralajmëruar Bankën Botërore do ta zmadhojë kontributet për fondin pensional dhe të sigurimit.

“Me këtë në mënyrë shtesë do të pengohen kompanitë dhe do të rritet jokonkurrenca, ndërsa në fund të ditës do të implikohen edhe largimet nga puna dhe largimi i investuesve nga Maqedonia, të cilët dëshirojnë të investojnë në vendin tonë”, tha Kristijan Mickoski nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Ai shtoi se rritja e tatimeve që planifikon LSDM-ja janë goditje direkte në xhepin e qytetarëve dhe do të thotë shkatërrim të ekonomisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat