Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta vizitoi Muftininë e qytetit

Maqedonia

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta vizitoi Muftininë e qytetit

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 18:30
Pamje nga takimi

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga Shefi i kabinetit, Bashkim Hasani, qëndruan për vizitë në Muftininë e Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit.

Delegacioni u prit nga Muftiu hfz. Shaqir ef Fetahu dhe kryesia e Muftinisë së Gostivarit.

Në emër të qytetarëve, administratës komunale dhe në emrin e tij personal, kryetari Nevzat Bejta uroi Muftiun Shaqir ef Fetahu për Festën e Fitër Bajramit.

“Një muaj, besimtarët e fesë Islame bënë sakrificën e tyre, bënë agjërimin e tyre dhe gjatë muajt të agjërimit besimtarëve u erdhën vetëm gjëra të mira, gjatë muajt të agjërimit besimtarët afrohen njëri me tjetrin, afrojnë dashuri ndaj njëri tjetrit, i ndihmojnë njëri tjetrit, andaj festa e Fitër Bajramit është një festë e veçantë”, deklaroi Kryetari i Komunës,  Nevzat Bejta.

Muftiu hfz Shaqir ef Fetahu falënderoi kryetarit Nevzat Bejta për vizitën e bërë në një festë kaq të veçantë për besimtarët e besimit Islam.

“Sot kemi ditë feste, festën e madhe të Fitër Bajramit. Jemi të lumtur dhe të gëzuar sepse me respektin më të madh kemi kryer të gjitha obligimet fetare Islame. Këtë gëzim më tepër e shtoi edhe vizita e kryetarit të Komunës zotëri Nevzat Bejta me bashkëpunëtorët e tij”, tha Muftiu Fetahu.

Vizitat e tilla të Kryetarit të Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta tek Muftinia e Gostivarit, tashmë janë bërë traditë me rastin e festave fetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat