“Do të hetojmë të gjitha tenderët që ka fituar firma e vëllait të Mukoskit”

Maqedonia

“Do të hetojmë të gjitha tenderët që ka fituar firma e vëllait të Mukoskit”

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 21:06
Parlamenti i Maqedonise

Do të hetojmë të gjitha tenderët e firmës “Atrium” e cila është nën pronësi të Boban Mukoski, vëllau i deputetit të OBRM-PDUKM-së, Kërsto Mukoski, pasi ekzistojnë dyshime se janë bërë keqpërdorime, deklaroi Dragi Rashkovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë në një intervisët për TV24.

Marrëveshja kornizë të cilën e nënshkroi firma “Atrium”, sipas Rashkovskit, nuk është nënshkruar vetëm për mirëmbajtur stadiumin “Telekom Arena”, por edhe për lyerjen e mureve që janë nën kompetencë të Shoqërisë aksionare për hapësira afariste.

Ai thotë se institucionet janë partizuar dhe njoftoi se disa të punësuar në kohën e qeverisë së kaluar janë urdhëruar që të japin informacione rreth punësimeve nga qeveria e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat