Hahn nesër takon Zaevin dhe merr pjesë në mbledhjen tematike të Qeverisë

Maqedonia

Hahn nesër takon Zaevin dhe merr pjesë në mbledhjen tematike të Qeverisë

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 22:00
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev dhe Johannes Hahn

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev nesër do të takohet me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Është paraparë takim i delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për Eurointegrime Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, me delegacionin e Bashkimit Evropian të kryesuar nga eurokomisari Hahn.

Pas takimeve do të mbahet mbledhje tematike e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kushtuar prioriteteve urgjente reformuese për integrimet euroatlantike, ku do të marrë pjesë edhe eurokomisari Hahn.

Pas përfundimit të mbledhjes tematike të Qeverisë do të mbahet konferencë për shtyp e kryeminsitrit Zaev dhe eurokomisarit Hahn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat