Hahn sot takim me Zaevin, do të jetë edhe në mbledhjen e Qeverisë

Maqedonia

Hahn sot takim me Zaevin, do të jetë edhe në mbledhjen e Qeverisë

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 09:06
Johannes Hahn

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot do të takohet me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Është paraparë takim i delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani dhe minsitri i Punëve të Jashtme me delegacionin e Bashkimit Evropian të kryesuar nga eurokomisari Hahn.

Pas takimeve do të mbahet mbledhje tematike e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kushtuar prioriteteve urgjente reformuese për integrimet euroatlantike, ku do të marrë pjesë edhe eurokomisari Hahn. Pas përfundimit të mbledhjes tematike të Qeverisë do të mbahet konferencë për shtyp e kryeminsitrit Zaev dhe eurokomisarit Hahn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat