Harrohet Platforma shqiptare. Ky është halli i Zoran Zaevit

Maqedonia

Harrohet Platforma shqiptare. Ky është halli i Zoran Zaevit

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 09:58
Zoran Zaev

Platforma shqiptare e cila bëri bujë në mbarë opinion publik në Maqedoni pritet ta përsoj fatin e Marrëveshjes së Ohrit.

Agjencia e lajmeve INA mëson se qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev ka shprehur gatishmërinë të merret vetëm me paragrafin ku parashihet integrimi i vendit në strukturat euro-atlantike, ndërkaq pikat tjera për barazinë e shqiptarëve do të prolongohen për një kohë të pa caktuar.

INA mëson se agjenda kryesore e kryeministrit Zoran Zaev është ndryshimi i emrin të Maqedonisë, i cili pritet të ndodhë përmes një referendumi demokratik.

Burime brenda LSDM-së theksojnë për INA se, Zoran Zaev gjendet përballë presionit ndërkombëtar që ta ndryshoj emrin para zgjedhjeve për qeverisjen lokale.

”Kemi presion të madhë nga bashkësia ndërkombëtare për ndryshim e emrit, si proces kyc për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. Qëllimi jonë është që referendumi për emrin të mbahen pas zgjedhjeve lokale. Për këtë brenda muajve kryeministri Zaev pritet të udhëtoj në SHBA, për të kërkuar mbështetjen e Departamentit të Shtetit Amerikan”, thekson për INA një zyrtarë i lartë i LSDM-së.

Në anën tjetër, partitë shqiptare kanë shtuar presionin që të paktën gjatë këtij viti të vendoset në procedurë për miratim Ligji që mundëson avansimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat