Skenaret e Gruevskit kundër Katicës dhe Fatimes, prapaskenat me Specialen?!

Maqedonia

Skenaret e Gruevskit kundër Katicës dhe Fatimes, prapaskenat me Specialen?!

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 12:13
Nikolla Gruevski

Në afatin ligjor prej 18 muajsh i cili skadon më 30 qershor, PSP nuk do të mund të ngre akuzë për rastin “Talir” për arsye procesiale, thonë burimet e palës mbrojtëse për DW, të cilët janë të dyshuar në këtë rast.

Bëhet fjalë për hetimin e parë që PSP për veprën penale “larje parash” nën emrin “Talir” e akuzon partinë e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE-në. Në hetim janë të dyshuar 14 persona, ndërkaq si i dyshuari i parë është lideri Gruevski. Sipas dëshmive të PSP-së, kryetari i VMRO-DPMNE-së nga viti 2009 deri në vitin 2015, në mënyrë të paligjshme ka mundësuar financimin e partisë me qëllim të përforcimit të fuqisë politike të partisë në shtet.

Pos Gruevskit, në këtë rast dyshohen të jenë të përzier edhe Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Daniella Rangellova, Mile Janakieski, Emil Dimitriev, Ivo Koteski etj.

Lideri i partisë Nikolla Gruevski, nuk është paraqitur në PSP për rastin ën fjalë duke u arsyetuar se nuk e ka pranuar ftesën, ndërkaq PSP njoftoi se sigurimi i Gruevskit me ditë të tëra ka refuzuar që ta marrë ftesën.

Pos Gruevskit, “ftesat nuk i kanë marrë” edhe Martin Protugjer edhe Kiril Bozhinovski.

Burime të mbrojtjes nuk duan që të komentojnë se “mospranimi i ftesave” është treguar si taktitë kryesore që PSP të lihet në trysni të kohës, por ata thonë se “Prokuroria ka pasur mjaft kohë që t’i mbarojë procedurat dhe jo t’i lejojë në momentin e fundit”. Sipas tyre, kjo procedurë do të ndalohet.

Burimet e PSP-së për NOVATV thonë se “hetimet do të vazhdojnë, me aq dëshmi nuk do të ndalemi. Ata nuk vijnë me qëllim për t’u marrë në pyetje dhe ajo është taktikë e mirë që pala mbrojtëse e di se me mosarardhjen të pyetje të të dyshuarve kryesor, nuk do të mundet të ngritët akuzë për shkak të procedurave procesuive”.

Megjithatë, sipas ekspertëve juridik, vepra penale “larje parash” nuk vjetërsohet dhe me atë mund të merret edhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, nëse sigurohen dëshmi të reja të cilat do të munden të jenë shkas për një hetim të ri, me të cilën praktikisht do të përfshihen të gjithë të dyshuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat