Gruevski premton mbështetje të proceseve reformuese integruese

Maqedonia

Gruevski premton mbështetje të proceseve reformuese integruese

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 19:24
Johannes Hahn dhe Nikolla Gruevski

Eurokomisioneri Johannes Hahn ka realizuar një takim pune edhe me krerët e OBRM-PDUKM-së, liderin Nikolla Gruevski dhe Antonio Milloshoski.

Siç bëjnë të ditur nga kjo parti, bashkëbiseduesit kanë folur për proceset integruese dhe për zhvillimet e tanishme politike në vend.

Gruevski është zotuar se do të mbështetë proceset reformuese integruese për të cilat do të vlerësojë se janë në interes të qytetarëve, duke theksuar se dëshiron që ta sheh Maqedoninë anëtare të NAtO-s dhe BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat