Ohri në pritje të një sezone më të mirë turistike verore

Maqedonia

Ohri në pritje të një sezone më të mirë turistike verore

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 22:43
Ohër

Punëtorët turistik presin sezonë të mirë turistike, pra rritje të numrit të turistëve. Sipas Tv Telma, optimizmi i tyre bazohet në aranzhimet e siguruara me operatorët turistik të huaj.

Shenja pozitive sjellin edhe charter fluturimet për në Ohër që pritet të sjellin rreth 3000 turistë nga Polonia, si edhe 2000 tjerë me autobus.

Që të ketë një pritje dhe kushte sa më të mira, punëtorët turistik kanë përgatitur një listë këkresash që do të dorëzohen në Qeveri nga e cila presin mbështetje në tentimet për përmirësimin e kushteve të punës dhe zgjidhjen e problemeve për turizmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat