Fillon sot kampi veror në Qendrën e trajnimeve ”Pepelishte”

Maqedonia

Fillon sot kampi veror në Qendrën e trajnimeve ”Pepelishte”

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 09:10
AMR

Nën organizimin e akademisë ushtarake ”Gjeneral Mihaillo Apostollski”, sot do të fillojë kampi veror, i teti me radhë, në Qendrën për trajnim Pepelishte në Negotinë.

Gjithsej janë paraqitur 116 pjesëmarrës nga 12 shtete, SHBA-të, Gjermania, Norvegjia, Çekia, Polonia, Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kosova, si edhe nga vendi.

Këtë radhë, kampi do të përqëndrohet në elaborimin akademik të temave të ndryshme, me qëllim të vendosjes së një rrjeti të oficerëve të ardhshëm dhe përgatitja e tyre për zhvillim të ndërveprimit dhe bashkëpunimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat