Të dhëna interesante për lindshmëri dhe vdekshmëri në qytet dhe fshat në Maqedoni

Maqedonia

Të dhëna interesante për lindshmëri dhe vdekshmëri në qytet dhe fshat në Maqedoni

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 15:32
Ilustrim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në Maqedoni, numri i lindjeve në zonat e qyteteve është 13.536 fëmijë, ose 58.8% e numrit të përgjithshëm të fëmijëve të lindur të gjallë.

Numri i fëmijëve të lindur të gjallë në fshatra është 9466 (41.2%). Në rajonin e Shkupit ka më shumë lindje (36.8%), kurse më pak ka në rajonin lindor të Maqedonisë (6.7%).

Mosha mesatare e lehonave në qytet është 28.1, kurse në fshat është 25.6. Në qytet ka patur 153 lindje me mortalitet, kurse në fshat ka patur 120 lindje të këtilla.

Numri i personave të vdekur në zonat e qyteteve është 12.438 persona (60.9%), kurse në fshatra ka 7983 persona (39.1%). Më shumë vdekje ka në Shkup (29.3%), kurse më pak në verilindje të rajonit (8.1%).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat