Anketë: Ky është mendimi i qytetarëve për ndryshimin e pushtetit në Maqedoni

Maqedonia

Anketë: Ky është mendimi i qytetarëve për ndryshimin e pushtetit në Maqedoni

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 13:51
Ilustrim

Sipas anketës më të re të Brima Gallup, 69% e qytetarëve të anketuar kanë pohuar se Maqedonia ka patur nevojë për ndryshim të pushtetit.

Vetëm 24% e të anketuarve kanë pohuar se gjithçka ka qenë në rregull me qeverisjen e kaluar. Por, qytetarët mendojnë se kriza politike nuk është tejkaluar ende.

42% mendojnë se vendi lëvizë në drejtim të duhur, kurse 49% mendojnë të kundërtën.

63% e qytetarëve maqedonas konsiderojnë se është dashur të ndryshojë qeverisja, kurse te shqiptarët kjo shifër është 80%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat