Specialja për 10 muaj ka ngritur 17 aktakuza

Maqedonia

Specialja për 10 muaj ka ngritur 17 aktakuza

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 12:59
Prokurorja speciale, Katica Janeva tha se kjo prokurori deri më tani ka ngritur 17 aktakuza dhe se e njëjta do të vazhdoj me të tilla.

Prokuroria Speciale një ditë para skadimit të afatit për ngritjen e akuzave, njoftoi për punën e deritanishme. .

Prokurorja speciale, Katica Janeva tha se kjo prokurori deri më tani ka ngritur 17 aktakuza dhe se e njëjta do të vazhdoj me të tilla.

“PSP-ja nga fillimi deri tani ka respektuar detyrimin për të informuar opinionin, për të parë se çfarë ka punuar kjo Prokurori. PSP ka ngritur 17 akt-akuza  për 18 raste, ndërsa numri i përgjithshëm është 20 aktakuza, me gjithë ato që do të publikohen sot”- theksoi sot prokurorja speciale Katica Janeva.

Sipas saj,   mandati i kësaj prokurorie zgjat 5 vite dhe nuk do të ndalen me punën e tyre.  “Nuk ndalemi. Ajo për ne nuk është asgjë, do të vazhdojmë të ngrejmë procedura të reja”, theksoi Janeva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat