LSDM: Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja të mbledhin guxim dhe të ballafaqohen me drejtësinë

Maqedonia

LSDM: Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja të mbledhin guxim dhe të ballafaqohen me drejtësinë

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 19:42
Selia e LSDM-së

LSDM-ja sot përmes kumtesës reagoi në konferencën për shtyp të liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili, sipas tyre, kur të ballafaqohet me përgjegjësi për veprat e tij, ai përmes gënjeshtrave, konstruksioneve dhe manipulimeve tenton t’i shmanget përgjegjësisë.

“Qytetarët kanë pasur mundësi ta dëgjojnë, shohin dhe ndjejnë sundimin kriminel dhe antishtetëror të Nikolla Grueskit dhe VMRO-DPMNE-së, kur përmes krimit, korrupsionit, dhunës, presioneve dhe mbjelljes së urrejtjes dhe ndarjeve, udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së në mënyrë kriminele u pasuronte në llogari të të varfërve dhe qytetarëve të shtypur”, thuhet në kumtesë.

Nga LSDM-ja porositin se Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja duhet të ndërpresin të ikin nga drejtësia, të vendosen mbi ligjet dhe të kenë guxim të ballafaqohen me përgjegjësinë për dëmet e bëra mbi qytetarët dhe shtetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat