Kompromisi i dhimbshëm i Ahmetit dhe Selës për gjuhën shqipe

Maqedonia

Kompromisi i dhimbshëm i Ahmetit dhe Selës për gjuhën shqipe

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 13:06
Ziadin Sela

Ligji për gjuhët tani më është përgatitur, por partitë politike nuk kanë precizuar se kur duhet të vendosen në procedurë parlamentare për miratim.

Pjesëmarrësit në përgatitjen e këtij akti ligjor thonë se është arritur kompromisë i cili avanson përdorimn e gjuhës shqipe, por jo edhe dy gjuhësi të plotë.

Me ligjin e ri, kryeparlamentari nëse është shqiptar, sikur tani mund t’i udhëheq seancat edhe në gjuhën shqipe.

Ndryshimet në ligjin e ri parashohin përdorimin e gjuhës shqipe edhe në relacionet e qeverisë me institucionet tjera. Pastaj edhe aktet noteriale mund të jenë në gjuhën shqipe.  Dokumentet personale me automatizëm do të plotësohen në gjuhën amë të qytetarëve.

Këto janë disa nga ndryshimet thelbësore që parashihen me ligjin e ri, ndërsa Profesori i së drejtës, Osman Kadri thekson se, me këtë ligj nuk mundësohet dy gjuhësia në Maqedoni.

“Nuk ka dygjuësi në Maqedoni. Me këtë ligj vetëm avansohet përdorimi i gjuhës shqipe në disa organe dhe sfera të caktuara”, thekson Kadriu.

Ai shton se nuk do të ndryshohet përmbatja e vulave zyrtare, nuk ka ndryshime në tabelën e Parlamentit, të Presidentit, mbishkrimet mbesin vetëm në gjuhën maqedonase, njkfton ina. Të gjitha këto lëshime janë bërë që ky akt ligjor të mos rrëzohet para Gjykatës Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat